Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nё fshatin Vitomiricё.
Sipas policisë, atij i është sekuestruar një arnë dhe dy gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, më datë 29 mars 2024 rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se me datё 23.03.2024 rreth orёs 17:00, nё fshatin Vitomiricё njё person i dyshuar kishtё shtёnё me armё zjarri.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka ndёrmarrё veprime hetimore ёshtё arritur qё tё gjinden dy (2) gёzhoja ne vendin e ngjarjёs, e mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё (pistoletё) e tipit M57 kal: 7.62mm, Dy (2) gёzhoja kal: 7.62X 25mm”, thuhet tutje.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...