Google ADS

Tek Barcelona ka rilindur, Felix thyen një rekord personal

21:55 | 1 Prill 2024
D.H

João Félix është në qendër të vëmendjes së medias sportive në Spanjë. Këtë herë është “AS” që analizon shifrat e sulmuesit portugez të Barcelonës, i huazuar nga Atlético e Madridit, këtë sezon.

Lojtari i përfaqësuese portugeze ka marrë pjesë deri tani në 17 gola të realizuar nga katalanasit, rezultati më i mirë i karrierës së tij.

“João Félix është një mister. Lojtari i huazuar nga Atlético Madridi mbërriti në Barcelonë këtë verë me kërkesë të Joan Laportas, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur se është tifoz i këtij lojtari me talent të pamohueshëm. Pas një fillimi premtues të sezonit, João Félix u zbeh për të ndezur llambën magjike në momente të veçanta.

Megjithatë, këtë sezon, pavarësisht ndërprerjeve, João Félix theu rekordin dhe tashmë ka marrë pjesë në 17 gola krahasuar me 16 të sezonit të tij më të mirë tek Atlético Madridi, në 2020/2021”, shkruan “AS”.

João Félix, duhet theksuar, spikati në fitoren e Barcelonës ndaj Las Palmas. Sulmuesi hyri në lojë në 56′ dhe asistoi Raphinhan në 59′./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme