Ambasadori i Teheranit në Damask ka thënë se përgjigja iraniane ndaj sulmit do të jetë “e ashpër”.
Ai më tej pretendoi se ishin vrarë deri në shtatë persona, shkruan Sky News.
Televizioni shtetëror iranian në gjuhën arabe Al-Alam dhe stacioni televiziv pan-arab Al-Mayadeen, thanë se sulmi vrau këshilltarin ushtarak iranian, gjeneralin Ali Reza Zahdi.
Gjenerali Zahdi më parë udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016.
Ministri i Jashtëm, sirian Faisal Mekdad tha për mediat pas takimit me ambasadorin iranian, Hossein Akbari, se “disa” njerëz u vranë, pa ofruar informacione të mëtejshme.
Televizioni shtetëror iranian tha se rezidenca e ambasadorit iranian ishte në ndërtesën konsullore, e cila qëndronte pranë ambasadës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...