Roma ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Lecces në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë u dominua tërësisht nga Lecce që patën disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh.
Pjesa e parë u dominua tërësisht nga Lecce që patën disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh.
Në pjesën e dytë ndeshja ishte disi më e baraspeshuar por të dyja ekipet nuk patën edhe aq shumë raste për gol.
Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dy ekipet u desh që të pajtoheshin me nga një pikë.
Roma pas këtij barazimi renditet në pozitën e pestë në Serie A me 52 pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme do ta luajë derbin ndaj Lazios.
Ylber Ramadani luajti 90 minuta në këtë ndeshje dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...