Google ADS

Gërvalla niset për vizitë zyrtare në Japoni, takim bilateral edhe me homologen Kamikawa

19:36 | 1 Prill 2024
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nesër nis vizitën zyrtare në Japoni.

Gërvalla do të zhvilloj takime me homologen e saj japoneze Kamikawa, deputetë japonez, delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), delegacionin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), ambasadorë të shteteve të akredituar në Japoni, etj, përcjell Arbresh.info.

Gjatë këtyre takimeve Gërvalla do të shpalosë progresin e Republikës së Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe mundësi të investimeve strategjike në Kosovë.

“Vizita e Ministres Gërvalla në Japoni është e një rëndësie të veçantë në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, si në rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe digjitalizimit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme