Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku të dielën në Italinë veriore.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Komuna e Junikt duke shprehur ngushëllime për bashkëvendasin e tyre.
“Lajm i trishtë për Junikun. Mëngjesi i ditës së sotme ishte i rëndë për Junikun. Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë. Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit. I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.
Mediat italiane raportojnë se vetura u copëtua, dhe u përfshirë në flakë.
Raportohet se viktima ishte duke vozitur Ferrari GT C4 të bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kosovari vdes në një aksident të rëndë në Itali, e voziti Ferrarin 200 km/h
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?