Google ADS

“Ua ka konfirmuar edhe shokëve”, Neymar përgatit rikthimin e madh

14:40 | 1 Prill 2024
KRG

Neymar po punon për t’u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi gjatë muajit nëntor, ndërkohë që e ardhmja quhet Santos.

Sulmuesi brazilian u transferua tek Al Hilal gjatë verës, me klubin nga Arabia Saudite që pagoi 90 mln euro në arkat e PSG-së.

Gjithsesi, në Brazil zbulojnë se 32-vjeçari do të rikthehet te Santosi i tij i dashur në 2025. Vendim që lojtari ua ka konfirmuar disa prej lojtarëve të bardhezinjve.

Neymar ka dalë nga akademia e Santosit. Ai kaloi katër sezone me ekipin e parë përpara se të transferohej te Barcelona në 2013.

Gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të mbyllur karrierën tek ekipi i zemrës dhe në vendlindje janë gati të presin rikthimin e tij./SS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme