Google ADS

15 vjetori i anëtarësimit në NATO, Hasani: Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar

11:15 | 1 Prill 2024
E.G

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka reagaur për nder të 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s, shkruan  Arbresh.info.

“Pesëmbëdhjetë vjet në NATO: Një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive. Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s, duke qëndruar me krenari krah aleatëve të saj, për të mbështetur paqen dhe vlerat tona të përbashkëta.”, ka shkruar ministri Hasani./Arbresh.info/

Të ngjashme