Google ADS

Arrestohet një person në Podujevë, nga pa kujdesia e tij kishte djegur disa hektar mal

09:20 | 1 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasiqë i njëjti nga pakujdesia kishte djegur-kallur rreth disa hektar mal në Podujevë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:40, shkruan Arbresh.info.

Më tej, bëhet e ditur se me vendim të  prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Podujevë / 31.03.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi që nga pa kujdesia e tij kishte djegur-kallur rreth disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme