Google ADS

Kurti dhe Krasniqi bëjnë iftar në kuzhinën humanitare ‘Dera e Mëshirës’

23:31 | 31 Mars 2024
E.G

Ministri për Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë iftar në kuzhinën humanitare ‘Dera e Mëshirës’.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se kjo kuzhinë shërben ushqim dhe shujta të ngrohta për mbi 250 persona apo rreth 39 familje në 6 ditë të javës, shkruan Arbresh.info.

“Kuzhinat humanitare të cilat shërbejnë ushqime dhe shujta të ngrohta për qytetarët janë mbështetur nga Ministria e Financave në vitin 2023 me 1.2 milion euro ndërsa këtë vit edhe me rreth 300 mijë euro me kuponë ushqimi për familjet në nevojë në kuadër të masës 3.4.”, ka shkruar ai.

“Ata që nuk kanë mundësi dhe janë më në nevojë do të jenë gjithmonë më afër nesh dhe ne nuk do ti largojmë asnjëherë nga prioritetet tona.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme