Ngjarje e rëndë në Tiranë, vritet me thikë një 18-vjeçar

23:17 | 31 Mars 2024
D.H

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me thikë mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Policia e Shqipërisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës.

Sipas policisë shqiptare, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Shqipërisë./a2cnn

Të ngjashme