Google ADS

Parisi fiton klasiken franceze ndaj Marseille

22:52 | 31 Mars 2024
D.H

Paris ka arritur të mposht Marseillen në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1, me rezultat 2-0.

Që nga minuta e 40-të, parisienët ishin me një lojtar më pak, pasi Beraldo u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo ata nuk u dorëzuan dhe në minutën e 53-të, shënuan golin e parë përmes Vitinha.

Kurse pesë minuta para përfundimit Goncalo Ramos shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Parisit.

Tani më Parisi ka 62 pikë dhe është larg vendit të dytë 12 pikë.

Kurse Marseille ka mbetur në pozitën e shtatë me 39 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme