Çeku: Shqipe Bajçinca – Brestovci ishte zëri i vajzave dhe grave në sport

22:56 | 31 Mars 2024
E.G

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të sportit  për vdekjen e profesoreshës, Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Në telegramin e ngushëllimeve thuhet se komuniteti sportiv ka humbur një grua të fuqishme e cila ndër vite, në detyra dhe angazhime të ndryshme në institucione dhe organizata sportive ishte zëri i vajzave dhe grave në sport, shkruan Arbresh.info.

“Shqipja dha kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha angazhimet e saj, përfshirë këtu karrierën si sportiste, gjyqtare dhe delegate e hendbollit, angazhimin e saj si anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, si dhe punën dhe kontributin e saj me studentë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit”, ka thënë Çeku

“Do ta kujtojmë gjithmonë për angazhimin e punën e palodhshme për zhvillimin e sportit në Kosovë. Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të sportit”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme