Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
“Me datën 31.03.2024 rreth orës 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.
Njësia përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton mbi shkaqet e aksidentit./Arbresh.info/
Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë, tri kura naty...
Ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Pas Bejrutit, Izraeli godet edhe Damaskun, vriten dhëndri dh...
Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e...
Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE