Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u shpreh ngushëllime familjeve Bajçinca e Brestovci dhe gjithë komunitetit sportiv për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci.
Abdixhiku ka thënë se karriera e saj në sport është histori suksesi, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuara familje Bajçinca e Brestovci,
Me pikëllim e dhimbje të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci. Sot humbëm ikonën e shquar të sportit, profesoreshën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe anëtaren e Lidhjes Demokratike, Shqipen.
Karriera e saj në sport është histori suksesi. Shqipja dha shumë për sportin shqiptar, në veçanti në fushë të hendbollit. Dha shumë dhe për programin tonë politik “Rruga e Re”; ajo i ishte bashkuar ekipit tonë të ekspertëve duke dhënë gjithë dijen dhe përgatitjen e saj profesionale në hartimin e planit tonë qeverisës për sportin, për të cilën i jemi mirënjohës e do ta kujtojmë gjithmonë. Rrugën e nisur së bashku për fat të keq e ndali në gjysmë sëmundja e rëndë që edhe e ndau nga ne.
Ajo gjatë gjithë angazhimit të saj jetësor e profesional ka lënë gjurmë të pashlyeshme në përgatitjen dhe avancimin e profileve sportive në vend dhe më gjerë. Jeta dhe kontributi i saj do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj sportit e ndaj vendit.
Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllime familjeve Bajçinca dhe Brestovci, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit sportiv në vend.
Shqipe, u prehsh në paqe!”/Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?