Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka reaguar, pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq mandatoi ish-ministri serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq për formimin e qeverisë së re serbe.
Kandiqi me anë të një postimi në “X” thotë se Vuçeviq para se të bëhet kryeministër, duhet të tregojë vendvarrimin e trupave të Rukie dhe Feriz Krasniqit të vrarë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë”, ka shkruar ajo.
Let’s ask the Chief of the Serbian Army, general Milan Mojsilović, and the Minister of Defense, Miloš Vučević, to disclose the location where the bodies of Rukija and Feriz Krasniqi were buried, killed by members of the VJ,on March 27, 1999, in the village of Sušica (Koosvo).
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 31, 2024
Më herët Kandiq ka shkruar për dinjitetin e të pagjeturve.
“Feriz dhe Rukije Krasniqi, fëmijët e tyre kanë pritur 25 vjet që Ushtria e Serbisë të zbulojë vendin ku ushtarët i varrosën trupat e prindërve të tyre, të cilët i vranë më 27 mars 1999, në fshatin Sushicë afër Prishtinës, dhe më pas i dogjën trupat e tyre. Komandanti i njësitit të UJ-së dhe ushtarët janë dënuar në vitin 2003, por nuk kanë treguar vendin e varrimit”, ka deklaruar Kandiq.
Kujtojmë se Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i partisë në pushtet në Serbi, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë. Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiq, u tha se “Vuçeviq deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...