Një sulm ajror izraelit ndaj një kampi me tenda jashtë një spitali në Gazën qendrore, ka lënë të vrarë dy palestinezë dhe ka plagosur 15 të tjerë.
Sulmi goditi disa tenda në spitalin Al-Aksa në Deir al-Balah, ku mijëra persona për muaj të tërë po strehohen pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në pjesën tjetër të territorit.
Gazetarët që punojnë nga tendat afër ishin dëshmitarë të sulmit. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë sulm.
Dhjetëra mijëra persona janë strehuar në spitalet në Gazë që nga nisja e luftës, duke i parë këto objekte si relativisht të sigurta nga sulmet ajrore. Izraeli akuzon Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupet e tjera militante se operojnë në dhe përreth ndërtesave shëndetësore. Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë dhjetëra luftëtarë, përfshirë edhe operativë të lartë të Hamasit.
Familjet palestineze që janë larguar nga zona, përfshirë edhe ata që paraprakisht ishin zhvendosur për shkak të luftës, thanë se janë urdhëruar që të largohen për në jug nga ushtarët izraelitë pas ditësh luftime të ashpra.
Vetëm një e treta e spitaleve në Gazë funksionojnë pjesërisht, edhe pse sulmet izraelite vrasin çdo ditë dhjetëra persona. Mjekët kanë thënë se shpesh detyrohen të trajtojnë pacientët në dyshemetë e spitaleve, sepse nga spitalet janë marrë shtretërit dhe nuk ka pajisje të duhura mjekësore dhe furnizime kruciale.
Lufta nisi pasi Hamasi kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Mbi 100 pengje u liruan vitin e kaluar në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.
Izraeli u përgjigj me një prej sulmeve më vdekjeprurëse dhe shkatërruese ushtarake në Gazë, duke detyruar 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore, në Gazë janë vrarë afër 33.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, or ka thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë./rel
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...