Kandidati për president Bujar Osmani, para shtatë liderëve të Frontit Europian, prezantoi programin e tij për kryetar të shtetit.
Pasi foli për rrezikun rus që i kanoset Ballkanit dhe Maqedonisë së Veriut, Osmani tha se të qenit President e sheh sikur të qenit busull për orientimin gjeostrategjik të vendit, së dyti si ind lidhës i narrativeve politike dhe etnike dhe në fund si krijues i konsensusit shtetëror.
Para tyre foli edhe për 10 zotimet që janë pjesë e programit, mes të cilave është anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Për ta arritur kjo theksoi se domosdo duhet bërë ndryshimet kushtetuese, madje këtë vit, të cilin e quajti vit vendimtar.
“Projeksionet e mia janë se nëse i mbyllim kapitujt diku deri në vitin 2028 që përputhet me mandatin e ri, mbeten 2 vite për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësim në çdo parlament të BE-së.”
Zotimi i dytë i Osmanit është zgjedhje e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë.
“E kam si zotim, që si president do të inicioj zotime kushtetuese në Kuvend me shumicë të dyfishtë dhe për herë të parë do të kemi president që do të zgjidhet nga pozita dhe opozita maqedonase, pozita dhe opozita shqiptare dhe komunitetet e tjera, në një proces inkluziv dhe atëherë do të mund të luajë rolin e kreatorit të konsensusit shtetëror. “
Tetë zotimet e tjera në programin e Osmanit janë partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, mbajtja e të rinjve në vend, edukimi dhe inovacioni, si dhe agjenda e gjelbër.
“Ky program flet për seriozitetin tënd, këtyre njerëzve që janë këtu, partive, dhe sinqeritetin tonë se ne nuk planifikojmë shtete rezervë, asociacione rezervë”, tha Menduh Thaçi.
“Ne do të rrugëtojmë drejt be-së të barabartë të gjithë, pa dalluar asnjë etnitet, duke kuptuar se kemi dy shtylla shqiptarët dhe maqedonasit që do të kujdesen edhe për etnitetet e tjera”, tha Skender Rexhepi, LP.
“Dëshiroj që përfundimisht të shoh që edhe bashkësia rome është e kyçur në programin e presidentit që nuk ka ndodhur deri më tani, më gëzon edhe përfshirja e të rinjve në zotime”, tha Fatima Osmanovska, Lidhja e romëve.
“Është shumë e rëndësishme që ceket se përmes këtij programi dhe ju si kandidat i këtij fronti i ndani zë njëjtat zotime për sa i takon orientimit tonë eurostrategjik”, tha Arjanit Hoxha, PDE.
“Përkrahim plotësisht programin tuaj i cili premton vizion për të ardhmen tonë. Të jeni i sigurt se do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë”, tha Bejxhan Iljas, PDT.
“Më erdhi mirë që në pjesën e parë të programit është siguria, në pjesën e parë është vendi që Maqedonia e Veriut duket ta ketë dhe e ka, krah aleatëve që përfaqësojnë vlerë, liri, demokraci dhe respektim të drejta dhe lirive themelore të njeriut”, tha Ziadin Sela, ASH
“Jemi në një proces të rëndësishëm dhe personalitetet si z.Osmani, cilësitë që i ka, vetëm do e përshpejtonte anëtarësimin në BE, tha Ali Ahmeti, BDI.
Në fund liderët e Frontit nënshkruan Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për President Bujar Osmani./rtv21
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...