Në mëngjesin të dielës, 31 mars 2024, ka ndërruar jetë njëri nga profesorët universitarë të Kosovës Mejdi Elezi. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët gjithashtu njoftojnë se ish-dekani i Fakultetit të Edukimit për vite të tëra, do të varroset në Livoq të Gjilanit në vendlindjen e tij.
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot më datë 31.03.2024 në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë më i dashuri ynë, babai Mejdi Elezi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot më date 31.03.2024 me Ikindi në varrezat e fshatit Livoq i Ulet,Komuna Gjilan. E pamja mbahet 3 ditë ( 01-03 prill) në shtëpinë e të ndjerit, Rruga Avdyl Pajaziti ( Leka i Madh) nr.15 në Ortakoll, Prizren”, njofton e bija Lule Elezi.
Profesor Mejdiu, i lindur më 1944, ishte profesor në Shkollën Normale të Prizrenit, po kështu edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë e më vonë në Fakultetin e Gjakovës profesor universitar.
Ishte njëri nga themeluesit Fakultetit të Edukimit, e ku punoi në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë. Profesor Mejdiu ishte dekan i Fakultetit të Edukimit deri në pensionim.
Ai ishte bashkëshortë i një mësuese të njohur të muzikës Nexhibe Bukoshi –Elezi dhe baba i profesoreshës universitare tashmë edhe një ambasadore e Kosovës në botë Lule Elezi dhe baba i Dr, Hektor Elezit./rtk/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...