Pa fitues mbyllet ndeshja ndërmjet Gjilanit e Dukagjinit

17:08 | 31 Mars 2024
D.H

Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 27-të në Superligën  e Kosovës në Futboll.

Vendasit nisën ndeshjen më mirë kur arritën që të kalojnë në avantazh në minutën e 15-të me anë të Elton Cales i cili shënoi për 1-0, shkruan Arbresh.info.

Kurse Dukagjini barazimin e gjeti me anë të Altin Mërlakut, i cili shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 1-1.

Deri në fund dy skuadrat patën mundësi që të realizonin por asnjëra nuk u tregua e saktë.

Kështu pas 27 xhirove, Gjilani tani ka 27 pikë të grumbulluara dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë, ndërsa Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 35 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme