Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi u ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi uroi që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë dhe zemrat e të gjithë atyre që e festojnë, shkruan Arbresh.info.
“Miq dhe bashkëqytetarë të besimit katolik – ju uroj juve dhe familjeve tuaja Pashkë të bekuara dhe të gëzuara. Uroj që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë dhe zemrat e të gjithë juve që e festoni. Ndërsa përqafojmë mesazhin e dashurisë dhe faljes, që na e sjellë festa e Pashkëve, le të zotohemi për të punuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet.”, ka shkruar Krasniqi.
Në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe besimin, urojmë që te vijnë ditë më të mira për mbarë popullin tone. Gëzuar Pashkët!”, përfundoia ai./Arbresh.info/
k
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...