Llapi lideri i ri i Superligës së Kosovës në futboll

17:06 | 31 Mars 2024
D.H

Llapi ka arritur të fitoj duelin e xhiros së 27-të ndaj Lirisë me rezultat 3-0.

Kjo fitore e ngrit Llapin në pozitën e parë, pas dështimit të Ballkanit ndaj Prishtinës ditën e djeshme, shkruan Arbresh.info.

Leotrim Bekteshi në minutën e pestë i dha epërsinë fillestare llapjanëve.

Kurse shtatë minuta më vonë Maliqi u përkujdes për 2-0.

Ndërsa bomberi i Superligës, Muhamet Hyseni shënoi për golin e tretë për të vendosur rezultat final 3-0, në minutën e 64-të.

Pas kësaj fitore të drejtuarit e Tahir Batatinës kanë 54 pikë një më shumë se Ballkani që tani më ka rënë në pozitën e dytë dhe tre më shumë se Drita që është e treta.

Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund Superliga nga java në javë po bëhet edhe më e nxehtë.

Të ngjashme