Një person është lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë
“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha ajo.
Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...