Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin mbi 10 orësh në majën e Jezercës, ku është gjetur e vdekur një shtetase kroate.
Sipas ShKShMK-së, viktima L.Z ka rrëshqitur nga faqja malore në majën e Jezercës duke pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe është gjetur pa shenja jete, përcjell Arbresh.info
Ndërsa, janë shpëtuar edhe 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 30.03.2024 rreth orës 11:00 kemi pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.
Me një koordinim të shpejtë dhe mbledhje të informatave fillestare me Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë , dhe gjithë autoritet e shtetit Shqiptar, një skuadër e ShKShMK ka filluar operacionin e shpëtimit malor në kordinatat e dërguara.
Sipas informatave të para një bjeshkatare me shtetësi Kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë.
Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka patur mundësi aterimi.
Fillimisht është bërë çasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdejkeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt.
Kurse operacioni ka vazhduar me qasje te pjesa e tjetër e grupit të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë).
Me të arritur te ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt ( evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi.
Në pjesën Malazeze është bërë kordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota.
Shprehim ngushëllime për bjeshkatarën e ndjerë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit./Arbresh.info
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...