Është arrestuar shoferi i një kamioni për grumbullimin e mbeturinave, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë në të cilin punonin, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Pas intervisitimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.03.2024-08:00. I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...