Në orët e para të së dielës do të hyjmë zyrtarisht në orën verore, ku akrepat do të livizin para për 60 minuta; kjo do të thotë se ‘do të flemë një orë më pak’.
Ndonëse, tani do të kemi një orë shtesë të rrezeve të diellit ne do të humbim një orë gjumë, shkruan Express.co.uk.
Thënë kështu, neve mund të na çrregullohet gjumi dhe të kemi problem të mësohemi me orën e re.
Një eksperte thotë se kur ndryshojnë orët, ritmi ynë cirkadian ose ora e brendshme e trupit që ndihmon në rregullimin e hormoneve dhe temperaturës – duhet të rikalibrohet dhe mund të duhen disa ditë që trupi ynë të përshtatet me ciklin tonë të ri të gjumit.
Por, çfarë duhet të bëjmë të adaptohemi me orën e re që fillon nga e diela?
Në kushte normale, është mirë që të përgatiteni së paku dy ditë para se të fillojë cikli i ndrrimit të orës, për të nisur mbarë punën të hënën.
Një metodë tjetër që mund të funksionojë është që të lejoni rrezet e diellit të hyjnë në dhomën tuaj të gjumit, në mënyrë që të zgjoheni më lehtë.
Një eksperte rekomandon gjithashtu të kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike për të paktën disa orë para gjumit, pasi drita blu mund t’ju stimulojë dhe ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë. /Telegrafi/
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...