Katër persona ishin marrë peng në një klub nate në Holandë mëngjesin e sotëm.
Kërcënuesi, kishte hyrën në këtë klub dhe kishte kërcënuar se do ta hedh veten në erë. Tre persona ishin liruar derisa personi i katërt u lirua gjashtë orë pas fillimit të dramës. Ngjarja ka përfunduar me arrestimin e pengmarrësit.
Policia ka thënë se nuk dihen arsyet pse i arrestuari e ndërmori këtë veprim derisa ka thënë se po hetohet gjendja mentale e tij.
Tutje policia ka thënë se i dyshuari në çantën e tij të shpinës i kishte pasur disa thika me të cilat i kishte kërcënuar pengjet.
Pengjet e marra ishin punëtorët të klubit dhe po punonin në pastrimin e lokalit në momentin kur pengmarrësi ishte futur brenda./rtk
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare