Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është përgjigjur shumë qartë për rrezikun e përsëritjes së ndonjë sulmi agresor nga Serbia, si ai i 24 shtatorit të 2023-ës në Banjskë të Zveçanit.
“Jo nuk kam frikë”, është përgjigjur Peach në pyetjen e Atlantic Council për rrezikun që të ketë një “Banjska 2”, transmeton KlanKosova.tv.
“Dua të ia kujtoj secilit se sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s, KFOR. Ne vazhdojmë ta mbështesim misionin e KFOR-it”, ka vazhduar Peach.
Ai ka thënë se nuk komenton çështje të cilat janë në zhvillim, si puna e hetimeve lidhur me Banjskën, porse ka thënë se e dënon sulmin sikurse e ka dënuar me të ndodhur.
Ndërkaq për kërkesën për ekstradimin e Milan Radoiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ai ka thënë se “është çështje e autoriteteve të Serbisë”.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë