I dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka shprehur mbështetjen e fortë për procesin e pajtimit dhe normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë
Duke folur për Atlantic Council, Peach ka vlerësuar se ky proces është jetik për stabilitetin dhe të ardhmen e të dyja vendeve, pavarësisht faktit që Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e drejtpërdrejtë e bisedimeve.
“Ne i mbështesim dhe i ftojmë të dy qeveritë që të bashkëpunojnë, të ndërtojnë së bashku një të ardhme multietnike dhe të qëndrueshme për Kosovën dhe Serbinë,” ka theksuar Peach.
Ai ka bërë thirrje personale liderëve të të dyja vendeve.
“I njoh mjaftë mirë këta dy burra [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin]. I inkurajoj që të ulen së bashku dhe të punojnë për të mirën e të dyja popujve”, ka theksuar ai.
Peach ka theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut për ta çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve.
“Ne duhet ta inkurajojmë dhe të lejojmë që ky proces të vazhdojë”, është shprehur ai.
Duke u ndalur edhe te çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Peach ka kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura, duke nënvizuar se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të shkuar përpara drejt normalizimit të raporteve”.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e tij afatgjatë./rtk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?