Autoritetet greke kanë arrestuar një anëtar të lartë të një bande ndërkombëtare që kontrabandën produkte karburanti nga Amerika Latine dhe i shet ato ilegalisht në mbarë botën, me një fitim prje më shumë se 21 miliardë dollarësh, tha policia më 30 mars.
Anëtari i bandës, me kombësi italiane, që INTERPOL kishte lëshuar një urdhërarrestim, u gjet në periferi të Athinës të premten, tha një zyrtar policor për Reuters. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.
Sipas fletarrestimit, i arrestuari do të ekstradohet në Venezuelë, ku do të përballet me akuza të ndryshme, përfshirë transport të paligjshëm të burimeve me rëndësi strategjike.
Banda vodhi produktet e karburanteve, që ishin ngarkuar në cisterna të naftës, nga portet në Amerikën Latine.
Kjo bandë kriminale përfitoi më shumë se 21 miliardë dollarë nga kontrabanda, duke dëmtuar edhe kompanitë transportuese, por edhe shtetet, tha policia./REL
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...