Google ADS

Barcelona po përballet me konkurrencë të fortë nga Arabia Saudite për objektivin kryesor të verës

16:54 | 29 Mars 2024
KRG

Barcelona e ka konfirmuar publikisht qëllimin e tyre për të nënshkruar përfundimisht me dyshen Joao Cancelo dhe Joao Felix gjatë verës.

Dyshja portugeze u bënë pjesë e Barcelonës në fillim të sezonit në formë huazimi nga Manchester City dhe Atletico Madridi respektivisht, dhe ka një dëshirë të madhe nga të dy lojtarët që të vazhdojnë të mbeten pjesë e balugranasve për të paktën 12 muaj të tjerë.

Në rastin e Cancelos, një marrëveshje e përhershme është një mundësi për të, ani pse momentalisht Barcelona po synon një tjetër formulë huazimi.

Sidoqoftë, nuk është aspak e sigurt se Man City do të pranojë një tjetër marrëveshje huazimi, pasi ata janë duke kërkuar dëshpërimisht që të largojnë 29-vjeçarin nga ekipi.

Në krye të saj mediumi Sport, ka raportuar se Al Hilali është shumë i interesuar për të nënshkruar me Cancelon në verë, dhe ata janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të madhe.

Është po ashtu e mundshme se oferta e tyre do të ishte shumë më e madhe në krahasim me atë që Barcelona mund të jetë në gjendje të paguajë, për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare.

Për momentin nuk është aspak e qartë nëse Barcelona do të mund të sigurojë shërbimet e Cancelos edhe për sezonin e ardhshëm. Ata po mbështeten tek Man City për të pranuar kushtet e tyre, ani pse besojnë se ata kanë edhe dëshirën e lojtarit për të vazhduar./Telegrafi/

Të ngjashme