Gjuajti me armë zjarri, arrestohet një person në Vitomiricë të Pejës

16:28 | 29 Mars 2024
R J

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se gjashtë ditë me parë, rreth orёs 17:00, nё fshatin Vitomiricё njё person i dyshuar kishtё shtёnё me armё zjarri.

Njёsiti i hetimeve ka ndёrmarrё veprime hetimore dhe ёshtё arritur qё tё gjinden 2 gёzhoja ne vendin e ngjarjes, e mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё armё (pistoletё) e tipit M57 kal: 7.62mm
Dy gёzhoja kal: 7.62X 25mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt./Arbresh.info/

 

Të ngjashme