Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich.
Në takim kryetari Konjufca shprehu vlerësimin e tij për avancimin e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Kosovës, tashmë edhe me themelimin zyrtar të Misionit të Veçantë të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Kryetari Konjufca shprehu bindjen se raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore dhe ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete.
Po ashtu, kryekuvendari shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e tij për Papa Françeskun II për mbështetjen e tij ndaj komunitetit katolik në veçanti, por edhe mbarë popullit të Kosovës në përgjithësi.
Të dyja palët shprehën konsideratën mbi kulturën e veçantë të tolerancës dhe vëllazërisë që ekziston tek shqiptarët e të gjitha besimeve fetare.
Kryetari Konjufca theksoi gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të miratuar plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare, të cilat tashmë janë përgatitur, por votimi i tyre është bllokuar nga bojkoti i deputetëve të Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...