Osmani kujton masakrën e Belegut: Fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur

09:53 | 29 Mars 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë.

Presidentja thotë se fati i një pjese të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur.

Ndërsa shtoi se në të të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mënyrë u vranë shqiptarë edhe në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës.

Postimi i plotë nga Presidenca e Kosovës:

Të rrethuar në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, 25-vjet më parë forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, pasi që iu ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.

Fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, ndaj krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mënyrë u vranë shqiptarë edhe në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme