Vidhet një veturë në Shtime

08:54 | 29 Mars 2024
K.B

Një burrë nga Shtimja ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 12:10.

“Shtime / 28.03.2024 – 12:10 . Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se sipas tij një i dyshuar mashkull kosovar (i njohur për ankuesin) dyshohet se i ka vjedhur veturën e tij e cila ka qenë e parkuar”, bën të ditur njoftimi nga policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme