Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha sot se po kërcënohet me arrest, por se ai dhe siguria e tij do të rezistojnë.
“Po më kërcënojnë me arrestim dhe mora informacione se më thanë se nëse rojet e mia të sigurisë bëjnë rezistencë, do të më qëllojnë”, tha Dodik gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e RS.
Unë u them se do të rezistojmë”, tha Dodik, pa specifikuar se nga kush i ka marrë kërcënimet.
Dodik i lidhi kërcënimet me rastin e “Integral inženjeringa”, duke akuzuar Partinë opozitare të Progresit Demokratik (PDP) se SHBA-ja ka urdhëruar sanksionimin e kësaj kompanie.
Më herët, gjatë një sesioni të posaçëm të Asamblesë së RS, Presidenti i Republikës Srpska dha një afat prej shtatë ditësh për të anuluar amendamentet në Ligjin Zgjedhor të BiH, të cilat u imponuan javën e kaluar nga Kristijan Shmit, një përfaqësues i lartë në BiH, i cili Republika Srpska nuk e njeh.
Në seancë Dodik ka paraqitur një sërë kërkesash që duhet të plotësohen, ose siç tha ai do të reagojë Republika Srpska./euronews.al
Hennessey: Mbrojtja e pakicave duhet të përfshihet në prakti...
Kurti: Nëse dikush priste që të bëhesha kryeministër e të mo...
Blinken në Izrael, teksa SHBA-ja synon të rinisë bisedimet p...
Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të...
Një ditë pas prangave të Metës, Proda takon Dumanin
Napoli i ofron kontratë të re yllit gjeorgjian