Një grua është gjetur pa shneja jete në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”./Arbresh.info/
Kuka: Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjës...
Gjuajtje me armë në drejtim të një shtëpie në Dragash, polic...
Arrestohen 33 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit...
Kurti dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ambasadorja Ziv e...
Në 24 orë, policia shqipton 2460 gjoba në trafik
Aksident trafiku në Klinë të Mesme