Google ADS

Nesër mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi

21:59 | 28 Mars 2024
E.G

Nesër në ora 13:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Kështu bën të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Pas nënshkrimit, palët do të mbajnë konferencë për media./Arbresh.info/

Të ngjashme