Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla në një postim në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, kjo ka për qëllim bashkëpunimin konkret në kontrolle, baza të të dhënave dhe hetime të përbashkëta për të pakësuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar të migracionit, shkruan Arbresh.info.
“Me ftesë të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, me vullnet të plotë kemi shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovë që ti bashkohemi Taskforcës së Përbashkët të Migracionit e cila ka për qëllim bashkëpunimin konkret në kontrolle, baza të të dhënave dhe hetime të perbashkëta për të pakësuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar të migracionit.”, ka shkruar ai.
Të enjten në takimin e përbashkët mbikëqyrës nga përfaqësuesit e delegacioneve, sipas Sveçlës, janë prezantuar të arriturat e deritanishme të Taskforcës dhe planifikimet e aktiviteteve që synojnë luftimin e kësaj veprimtarie ilegale.
“Në fjalën time hyrëse të takimit, në prani të ministrit Balla, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Alastair King-Smith, drejtorit të Përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme Britanike Javid Bas, drejtorit të Përgjithshëm të Operacioneve Strategjike në Mbretërinë e Bashkuar Stuart Skeates, kam shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe bashkëveprim të autoriteteve tona me ato të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe kam prezantuar veprimet që kemi ndërmarrur si institucione deri më tani në këtë drejtim”, ka shkruar ministri Sveçla.
“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë Taskforcë të përbashkët, sipas tij, dëshmon përkushtimin dhe përpjekjet e Kosovës për siguri rajonale dhe jo vetëm. “Ftesën time që takimin e radhës të mbajmë në Prishtinë, pjesëmarrësit e pranuan me shumë entuziazëm”,përfundoi ai./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...