Se a e sheh kryeministri aktual, si kundërshtar të fortë, Bedri Hamzën, analisti Dritero Arifi mendon se Kurti thellë në brendësi e sheh si kundërshtar të tij.
“Mendoj, që Kurti e cilëson si kundërshtar të fortë, sepse thellë në brendës të tij e dinë, ai është një profesionist i jashtëzakonshëm por në publik ai do të sillet kinse është i pamposhtur”, thotë ai.
Sipas tij, për momentin nuk mund të jepet një përgjigje e saktë se a mundet PDK-ja me Bedri Hamzën ta mposht Albin Kurtin, por që është i sigurt që PDK do e zbeh jashtëzakonisht shumë fuqinë e Vetëvendosjes dhe për këtë ai shprehet i sigurt.
“Sepse duhet kuptuar se Bedri Hamza përfaqëson një politikan jo të zakonshëm, por më shumë përfaqëson një njeri profesionist dhe i cilit një farë mënyre qytetarët e Kosovës i besojnë për shkak të angazhimit ë tij profesional dhe kjo mund të jetë një politikë kthesë e cila do ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë Vetëvendosjen gjatë rrugëtimit”, shprehet Arifi.
Ai pohon se ende ka kohë deri në zgjedhje dhe se mund të ndodhin shumë gjëra.
Por, ajo që e beson është se roli i Lëvizjes Vetëvendosje do të dobësohet jashtëzakonisht në garën e Bedri Hamzës për kryeministër.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të mërkurën në një konferencë për media, njoftoi se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Krasniqi, dje u shpreh se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.
Madje kreu i PDK-së propozoi 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Lajmin për kandidaturën e Bedri Hamzës e mirëpriti edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila tha se është krenare me familjen politike të cilës i takon, derisa tha se për Bedri Hamzën flet puna dhe angazhimi i tij./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...