Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku thotë se e respekton propozimin e i PDK-së për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.
Por sipas saj, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është zgjedhja e duhur për Kosovën.
“Vlerësoj si serioze por mendoj që kryetari i LDK z. Lumir Abdixhiku është zgjidhja më e duhur për Kosovën në qeverinë e ardhshme. Vendi ynë tanimë kërkon profil të një kryeministri të ri e pragmatik, tipare që i posedon në plotni z.Abdixhiku”, shprehet deputetja për Arbresh.info
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të mërkurën ka njoftuar se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Krasniqi, në një konferencë për media, tha se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.
Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e mirëpriti lajmin për propozimin të Bedri Hamzës për kryeministër të vendit.
Ndryshe, Bedri Hamza është kryetar i Mitrovicës./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...