Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është shpallur si kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Të mërkurën në një konferencë për media, të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, Hamza u zyrtarizua nga PDK si kandidati i tyre kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Madje, në këtë konferencë, kreu i PDK-së, e paralajmëroi Kurtin, duke thënë se loja ka ndërruar dhe nëse dikush duhet të ketë frikë nga ky kandidim, ai duhet të jetë kryeministri aktual.
Opozita ka mirëpritur emrin e PDK-së për Kryeministër.
Në një prononcim për Arbresh.info deputetet Time Kadriaj dhe Valentina Bunjaku, kanë fjalë të mira për Hamzën.
Deputetja Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cilëson si njeri pozitiv dhe i respektuar, Bedri Hamzën.
“Sa e njoh Bedri Hamzën, është njeri i respektuar, është njeri punëtor, ka qenë ministër, është pozitiv”, shprehet Kadrijaj.
Deputetja nga radhët e AAK-së, thotë se e respekton vendimin e PDK-së dhe se kjo parti e ka lirinë e propozimeve.
Ndërsa, shton se ka respekt gjithashtu edhe për Bedri Hamzën si individ.
Nga ana tjetër, edhe Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e sheh si të qëlluar propozimit e PDK-së për ta kandidatur Hamzës për kryeministër.
Por, sipas saj, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është zgjedhja e duhur për Kosovën.
“Vlerësoj si serioze por mendoj që kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku është zgjidhja më e duhur për Kosovën në qeverinë e ardhshme. Vendi ynë tanimë kërkon profil të një kryeministri të ri e pragmatik, tipare që i posedon në plotin z.Abdixhiku”, shprehet deputetja e LDK-së.
Arifi: Hamza kundërshtarë i fortë i Kurtit
Se a e sheh kryeministri aktual, si kundërshtar të fortë, Bedri Hamzën, analisti Dritero Arifi mendon se Kurti thellë në brendësi e sheh si kundërshtar të tij.
“Mendoj, që Kurti e cilëson si kundërshtar të fortë, sepse thellë në brendës të tij e dinë, ai është një profesionist i jashtëzakonshëm por në publik ai do të sillet kinse është i pamposhtur”, thotë ai.
Sipas tij, për momentin nuk mund të jepet një përgjigje e saktë se a mundet PDK-ja me Bedri Hamzën ta mposht Albin Kurtin, por që është i sigurt që PDK do e zbeh jashtëzakonisht shumë fuqinë e Vetëvendosjes dhe për këtë ai shprehet i sigurt.
“Sepse duhet kuptuar se Bedri Hamza përfaqëson një politikan jo të zakonshëm, por më shumë përfaqëson një njeri profesionist dhe i cilit një farë mënyre qytetarët e Kosovës i besojnë për shkak të angazhimit ë tij profesional dhe kjo mund të jetë një politikë kthesë e cila do ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë Vetëvendosjen gjatë rrugëtimit”, shprehet Arifi.
Ai pohon se ende ka kohë deri në zgjedhje dhe se mund të ndodhin shumë gjëra.
Por, ajo që e beson është se roli i Lëvizjes Vetëvendosje do të dobësohet jashtëzakonisht në garën e Bedri Hamzës për kryeministër.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të mërkurën në një konferencë për media, njoftoi se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Krasniqi, dje u shpreh se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.
Madje kreu i PDK-së propozoi 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Lajmin për kandidaturën e Bedri Hamzës e mirëpriti edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila tha se është krenare me familjen politike të cilës i takon, derisa tha se për Bedri Hamzën flet puna dhe angazhimi i tij./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?