Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës nesër organizon Konferencën Konferencën Përfundimtare të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi-Kosovë 2014-2020.
Përmes një njoftimi për media nga kjo ministri mësohet se konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.
Në konferencë do të marrin pjesë:
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorčević,
Zv.Shef i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi,
Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
Kryetar e përfaqësues të komunave nga zona e programit, OJQ etj./Arbresh.info/