Google ADS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi raportin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave të Veriut

14:18 | 28 Mars 2024
E.H

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas raportit, të cilin e prezantoi Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së Burim Ahmeti, thuhet se Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tye, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta.

Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.

Në vazhdim të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori edhe disa vendime të cilat u prezentuan nga udhëheqësi i Këshillit për Operacione Zgjedhore Arianit Elshani.

• Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin brajlit);

• Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;

• Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;

• Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;

• Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;

• Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;

• Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;

• Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;

• Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;Anëtari i KQZ Ilir Gashi, edhe pse votoi pro këtyre vendimeve tha se ka dilema sa i përket vendosjes se kamerave në vend votime.

“Kam dilema nëse është në plotni me kornizën tonë ligjore. Për qendër të votimit i kam dilemat e mia”, ka thënë ai./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme