Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se nuk është duke i mbajtur premtimet e vazhdueshme për të ndihmuar në trajtimin e personave të prekur me kancer.
Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se mungesa e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, që ende nuk po zbatohet në Kosovë po e rëndon dhe pamundëson trajtimin profesional të pacientëve me probleme të rënda shëndetësore.
“Klinika Onkologjike, sipas këtyre pacientëve, përkundër përpjekjeve që i bënë, nuk ka mundësi të sigurojë këto barna shumë të kushtueshme ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përveç premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka marrë asnjë veprim të tejkalojë këtë situate. Pacientët e tillë, në pamundësi të krijojnë mjete vetanake, për trajtim detyrohen të hyjnë në borxhe, të marrin kredi, të kërkojnë ndihma nga bamirësit apo të shesin prona”, thuhet në reagim.
“Kujdesi shëndetësor për qytetarët e Kosovës është përgjegjësi e shtetit i cili ka dështuar në këtë aspekt ndonëse ka mjete të mjaftueshme financiare. Sigurimi i trajtimit shëndetësor në përputhje me nevojat e këtyre pacientëve është pjesë fundamentale e të drejtave të njeriut që garantohen me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për këto të drejta që nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara e deri te Kushtetuta e Kosovës. Pacientët me kancer në Kosovë jo që nuk po trajtohen në përputhje me të drejtat e njeriut që iu takojnë por as edhe çastet e fundit të jetës nuk po i kalojnë në mënyrë të dinjitetshme. Deputetët e Kuvendit të Kosovës asnjëherë nuk kanë hapur debat për këtë çështje duke përligjur një dukuri diskriminuese ku trajtimi bëhet në bazë të fuqisë materiale dhe statusit në shoqëri!”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën