Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll starton të shtunën me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar.
Në Prishtinë pritet një derbi interesant mes kryeqytetasve dhe Ballkanit që kanë objektiva të ndryshëm dhe duan fitoren me çdo kusht.
Vendasit duan fitore pasi synojnë pozitën e katërt, kurse suharekasit duan fitore që i mban në garë për titull kampioni.
E ndeshja tjetër mes Malishevës dhe Dritës pritet të jetë spektakolare, kjo pasi dy skuadrat janë në formë të mirë dhe luftojnë për titull.
Të dielën zhvillohen tre duele tjera, të cilat fillojnë nga ora 13:00 si zakonisht.
Llapi është nikoqir i Lirisë në Podujevë. Llapi është favorit pasi gjendet në pozitën e dytë në tabelë, kurse prizrenasit janë drejt rikthimit në Ligën e Parë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Fushë Kosovës e cila udhëton te Feronikeli ’74 për befasinë e radhës.
Duel interesant pritet të zhvillohet edhe mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Gjilanasit kanë rënie të formës në kohët e fundit, njëjtë si Dukagjini dhe dy ekipet duan rezultate pozitive.
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve