Google ADS

Vdes në vendin e punës mërgimtari kosovar

11:46 | 28 Mars 2024
R J

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Ata kanë treguar se mërgimtari kosovar ishte në gurbet, ku punonte dhe jetonte tani e 30 vite më parë.

“Lamtumire kusheriri im Nazmi! Sot, me dhimbje te thelle e mora lajmin per vdekjen e hershme te kusheririt tim Nazmi Morina, i cili vdiq ne vendin e punes ne Itali. Nazmia jetonte dhe punonte ne Itali për plot 30 vite dhe ishte një puntor i mir, prind i mir, kusheri i mir, humanitar dhe shumë bamirës! Zoti te shperblefte me xhenet Nazmi! Ngushëllime familjes dhe te gjithe atyre qe e njohen Nazmin!”, thuhet në postimin e familjarit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme