Edhe pse në moshë të re Jamal Musiala është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm te Bayern Munich dhe kombëtarja gjermane.
21-vjeçari, i cili ka marrë numrin 10 në Kombëtare, bëri mirë në miqësoret e fituara ndaj Francës dhe Holandës, duke dhuruar asiste në të dy sfidat.
Mesfushori i avancuar ëshë pjekur dhe thekson se ndihet në formë shumë të mirë sportive gjatë këtij edicioni.
Po shënoj dhe po dhuroj asiste që të nevojiten për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve”, theksoi talenti i Bayernit.
I cili sezonin aktual e cilëson më të mirin në aspektin personal, duke qenë në rrugën e duhur për t’u paraqitur në formë fantastike me Gjermaninë në Europian.
“Kam luajtur rregullisht këtë sezon dhe dua të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë deri në fund”, u shpreh Musiala. Autor i 12 golave dhe 7 asisteve me bavarezët./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...