Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës.
Haradinaj tha se kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e tij të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit.
“Ne fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha. Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajshe”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Haradinaj këtë ditë e kujton edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut.
“Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, shkruan kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...