Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt.
Osmanani tha seKujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë.
“Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes”, u shpreh Osmani.
Presidentja kujtoi të rënët në këtë masakër.
“Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë. Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë”, tha Osmani.
Shkrimi i plotë i presidentes Osmani:
Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes.
Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë.
Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë.
Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë.
Kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajmë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 147 të vrarët në Izbicë!/Arbresh.ifno/
“Nuk ka gjë më të vështirë sesa të jetosh si refugjat në qyt...
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botër...
Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketa...
Osmani ndan tjera fotografi nga pritja në West Point: Falemi...
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet nga kompania e njoh...